Derisa aplikimet janë rritur me 7.3 për qind në krahasim me një vit më parë, shumicën e aplikantëve për azil e përbëjnë shtetas nga Afganistani, Guinea, Gjeorgjia dhe Shqipëria
Aplikimet për azil në Francë u rritën me 7.3 për qind në vitin 2019 në krahasim me një vit më parë.
Sipas të dhënave të publikuara nga Zyra Franceze për Mbrojtjen e Refugjatëve (Ofpra), numri i aplikantëve për azil në vend arriti në 132.614 persona.
Derisa aplikimet janë rritur me 7.3 për qind në krahasim me një vit më parë, shumicën e aplikantëve për azil e përbëjnë shtetas nga Afganistani, Guinea, Gjeorgjia dhe Shqipëria.
Gjithashtu numri i të huajve ilegalë që u dëbuan nga Franca vitin e kaluar u rrit me 10 për qind në krahasim me një vit më parë.
Edhe kërkesat për azil në vitin 2017 në Francë kishin shënuar rritje në krahasim me një vit më parë.
Kryeministri francez, Edouard Philippe në një deklaratë në tetor të vitit të kaluar tha se “Kërkesat për azil në vendet e tjera evropiane në vitin 2018 u ulën me 10 për qind në krahasim me një vit më parë. Ndërsa aplikimet e bëra në Francë u rritën me 22 për qind për të njëjtën periudhë. Sot sistemi i azilit është i bllokuar”.
Kushtet e refugjatëve dhe kryesisht ato në të cilën ndodhen fëmijët në Francë, shpeshherë kritikohen nga organizatat joqeveritare në vend./AA
Xhensila uron 28 Nëntorin me një foto të veçantë
“Mora fjalë” gjëmon në shtëpi, banorët e këndojnë njëzëri
Duka: Fati nuk ishte në anën tonë në këto ndeshje të UEFA Na...
Pacolli flet për herë të parë se si u njoh me Naim Murselin
Specialja nesër me urdhër për zhdëmtimin e viktimave në rast...
Kosova konfirmohet në vazon e katërt për kualifikimet në Kup...