Presidenti i vendit, Ilir Meta ka dhënë një intervistë për gazetaren e Abc News, ku për herë të parë ka folur për ngjarjen e 21 Janarit 2011, ku u vranë 4 protestues të opozitës së asokohshme (PS).
Po kështu Ilir Meta ka folur për aktualitetin politik, siç është tryeza e reformës zgjedhore. vjet pas 21 janarit kur Bulevardi Dëshmorët e Kombit u përgjak me 4 viktima, Presidenti i vendit Ilir Meta thotë se qytetarët u keqpërdorën nga politika.
“Ai 21 janar na kujton se politika ka përdorur dhunën për të arritur objektivat politike në mënyrë të pandershme. Kjo na tregon se sa e rëndë është situata kur instrumentalizohen qytetarët për qëllime të tilla. Na kujton se duhet të heqim dorë nga dhuna për të arritur qëllime politike”,-deklaroi Meta gjatë intervistës.
Ndërsa 2020 ka nisur me një paqtim, ku u arrit dakordësia politike për reformën zgjedhore. I pyetur për këtë temë Meta tha se “është hap pozitiv, por i pamjaftueshëm”.
Ilir Meta: Eshtë hap pozitiv sepse përfundimi i reformës zgjedhore është kërkesa e Bundestagut dhe gjithë procesit të kushtëzuar për hapjen e negociatave. Shpresoj të mos ketë surprizë tjetër rrugës. Edhe sikur ky hap të jetë pozitiv, është fare pak edhe teper vonë. Kërkohet një tryezë tjetër shumë e thellë më e përgjegjshme për të plotësuar të gjitha detyrimet. Duhet të shkojë përtej reoformës zgjedhore sepse ajo nuk do të zgjidhë ndonjë gjë të jashtëzakonshme./abcnews
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...