Google ADS

Odat ekonomike në Kosovë përshëndesin rinisjen e fluturimeve Prishtinë-Beograd

13:46 | 21 Janar 2020
Arbresh.info

Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë mirëpresin iniciativën e fundit për rinisjen e fluturimeve komerciale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Odat këtë e konsiderojnë si hap përpara në përmirësimin e marrëdhënieve ndërfqinjësore dhe lirisë së lëvizjes së njerëzve dhe mallrave ndërmjet shteteve të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

“OEK dhe Oda Amerikane përsërisin qëndrimin se tregtia e lirë është një faktor esencial në të mundësuarit e rritjes ekonomike përmes efikasitetit dhe inovacionit të shtuar, shkëmbimit tregtar, cilësisë më të lartë dhe çmimeve më të ulëta për konsumatorët e rajonit, prandaj barrierat në tregti nuk janë në linjë me frymën e zotimeve të dhëna në kuadër të marrëveshjeve për tregti të lirë, kornizës së bashkëpunimit rajonal të përcaktuar në kuadër të procesit të Berlinit dhe zotimeve të shteteve për avancimin e rrugëtimit në integrimin evropian. Bashkëpunimi ekonomik rajonal vetëm sa do të përmirësonte perceptimin për rajonin në sytë e investitorëve të huaj, prandaj, rinisja e fluturimeve do të ofronte përfitime vitale ekonomike, si dhe do të kontribuonte në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe rajonit në tërësi”, thuhet në njoftimin e odave.

Në fund, Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane thërrasin autoritetet në vend dhe në Serbi të ndërmarrin të gjithë hapat e nevojshëm për implementimin e duhur të marrëveshjes.

Qytetarët do të udhëtojnë më letërnjoftim në linjën Prishtinë-Beograd

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme