Deputeti nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Vlladimir Gjorçev në konferencë për shtyp tha se “vetëm 10.000 qytetarë gjatë vitit 2019 kanë marrë viza pune dhe kanë ikur në Gjermani.
Ai thotë se ky numër i madh se se përveç Gjermanisë, qytetarët emigrojnë edhe në vendet e Skandinavisë, Amerikës dhe Australisë, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Është disfatë e madhe e politikave qeveritare. Dëshmi për politikat e dëshmitit është boshatisja e shtetit. Këto janë të dhëna që i tha zëvendës-ambasadori i Gjermanisë, Oto Graf. Dhe ky numër prej 10.000 është shqetësues”, tha Gjorçev.
Sipas deputetit Gjorçev, po emigrojnë të gjithë njerëzit nga të gjithë rajonet dhe nga të gjith etnitë.
“Zaev tha se erdhi dita në Maqedoni, Shkup, Gostivar. Por, duket se qytetarët për tre vite erdhi jeta në Gjermani, Amerikë, Skandinavi”, tha Gjorçev.
Ai shton ka rënie të natalitetit si asnjëherë më parë duke thënë se në vitin 2016 në 9 muajt e para ka pasur 17.400 foshnja të lindura ndërsa gjatë vitit 2019 ka 14.600 që është një rënie prej 16%.
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...