Google ADS

Pse është e rëndësishme të mbani shënime?

12:28 | 21 Janar 2020
Arbresh Info

Idetë mund t’ju “godasin” në çdo kohë, pavarësisht se ku jeni apo çfarë jeni duke bërë, dhe nuk është e mundur t’i mbani mend të gjitha ato.

Sipas, Top Channel mënyra më e mirë për t’i mbajtur mend ato, është duke i shkruar.

Kjo pasi nëse vareni vetëm nga kujtesa, mundësitë janë që nuk do të mund t’i mbani mend dhe idetë e mira mund t’ju humbasin njëherë e përgjithmonë.

Vendosja në letër e gjërave të ndryshme jua qartëson dyshimet

Kur i shkruani gjërat, kjo ua mundëson ta zbrazni të gjithë ngarkesën mendore. Mendja juaj nuk do të jetë nën presion të mbajë mend çdo gjë dhe ju mund të mendoni më mirë për ide tjera.

Ndihmon në përqendrimin

Mendja bëhet më e përqendruar kur i shkruani gjërat, pasi që e din saktësisht se në cilin drejtim duhet të mendojë. Veç kësaj, mendja nuk do të jetë e zënë me mendime të pa rëndësishme, por do të ketë një qëllim të caktuar për të cilin do të mendojë.

Përmirëson produktivitetin

Vendosja e gjërave në letër me të vërtetë që e lehtëson jetën. Ju do të jeni shumë më të organizuar dhe idetë tuaja do të kenë një strukturë. Shembull i thjeshtë që shkrimi i gjërave në letër e përmirëson produktivitetin mund të jetë lista e gjërave për t’i blerë. Nëse ju e bëni një listë në mendje, mundësitë janë të mëdha që do të harroni një gjë apo dy, por kur i shkruani ato, padyshim që do t’i blini të gjitha.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme