Duke filluar nga sot, çdo telefonatë që bëni, çdo mesazh që dërgoni dhe çdo e-mail që shkruani do ndiqet detyrimisht nga agjencitë qeveritare sipas ligjit të ri për ruajtjen e të dhënave.
Nëse kjo ju duket e çuditshme atëherë Arbresh.info ju siguron edhe një herë që kjo është plotësisht e vërtetë. Në rast se jeni një qytetar i Australisë që posedon një telefon dhe ka qasje në internet atëherë çdo aktivitet i juaji do regjistrohet.
Pasi ligji i ri erdhi në zbatim, kompanitë e telekomunikacionit në Australi tani do mbajnë një numër të madh të dhënash për dy vite, transmeton arbresh.info. Ligji është bërë për të ndihmuar vendin kundër organizatave terroriste dhe kriminelëve, të paktën kështu pretendon agjencia e inteligjencës NSA dhe agjencia britanike GCHQ.
Megjithatë, ligji i ri tashmë i implementuar ka shkaktuar një debat të madh në Australi si pasojë e qasjes në të dhënat private./arbresh.info
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...