Ekzekutimi me plumba në zemër i Vilson Tafçiut, policia në ndjekje të autorit të dyshuar, detajet e reja

11:17 | 21 Janar 2020
Arbresh.info

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e së hënës në zonën e Astirit në Tiranë, ku rreth orës 20:45 minuta pranë një lokali, mbeti i vrarë në një atentat Vilson Tafçiu.

28 vjeçari ishte ulur me disa persona të tjerë në lokal. Autorët e thirren jashtë dhe e ekzekutuan me plumba në zemër në rrugicën pranë lokalit, i cili më pas ndërroi jetë.

Në lidhje me ngjarjen Top Channel mëson se policia ka shpallur në kërkim një nga autorët e dyshuar të ngjarjes.

Pas kqyrjes se kamerave të sigurisë dhe marrjes së dëshmitarëve në pyetje, policia ka shkuar në shtëpinë e të dyshuarit për të ushtruar kontroll, por nuk e ka gjetur.

Vilson Tafçiu, jetonte në Dibër, por kishte ardhur në Tiranë të hënën për ceremoninë mortore të gjyshes së tij. Emri i Vilson Tafçiut, nuk është i panjohur për policinë shqiptare.

Në 7 mars të vitit 2018 ai u largua nga Shqipëri drejt Francës, ku vetëm 5 ditë më pas e arrestuan për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Drejtësia franceze e dënon atë me një vit burg, por pasi kreu 8 muaj dënim në paraburgim, në 6 nëntor të 2018, ai u deportua në Shqipëri. Një nga pistat e hetimit është edhe e shkuara e tij në Francë në fushën e narkotikëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme