Haradinaj e Pacolli bëjnë homazhe tek varri i ish-presidentit Rugova

11:03 | 21 Janar 2020
V. S.

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, dhe një pjesë e kabinetit qeveritar në detyrë, kanë bërë homazhe sot te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova më rastin e 14 vjetorit të vdekjes së tij.

Më këtë raste Haradianja, para mediave ka thënë se e kujtojnë gjithmonë momentin e ndarjes nga jeta të ish-presidentit Rugova.

“Në përvjetorin e ndarjes nga jeta të presidentit historik, nderojmë në emër të institucioneve por edhe si bashkëpunëtor veprën e tij por edhe momentin e ndarjes një moment që e mbaj mend gjithë jetën, një moment që e ka qu gjithë popullin, Kosovën e presin sfida po puna dhe angazhimi i presidentit Rugova jetojnë gjithnjë”, ka deklaruar Haradinaj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme