Virusi i ri që është shfaqur në Kinë dhe që ka prekur 1700 persona nuk rrezikon Shqipërinë, por nga ana tjetër mjekët sugjerojnë të bëni kujdes dhe të respektoni kushtet e higjenës.
Bëhet fjalë për një “coronavirus” të ri, i cili shkakton shenja klasike, si rufë dhe insuficiencë respiratore të rëndë.
Por, në vendin tonë ka prani të shtetasve kinezë,të cilët janë nga zona Vuan në Kinë, ku edhe është shfaqur ky virus, kjo do të thotë që do të shiheshin si një risk për vendin tonë. Por, mjekët thonë se kjo sëmundje ka patur një transmetim nga kafshët tek njeriu dhe më pak nga njeriu tek njeriu.
Tanimë, ndodhemi edhe në një situatë gripale, ku gjithashtu institucionet rekomandojnë sa më shumë kujdes për qytetarët.
Mjekët bëjnë thirrje se nuk ka vend për panik, pasi “coronaviruse” nuk ka në vendin tonë, ndërkohë që ky është një nëntip i ri virusi, i cili është shfaqur në Kinë. /tch
“KB Krusha” për deklaratat e Pecit: Do të paraqesim fakte pë...
“I ke bërë ato lojërat e tua”, Lela ia lë fajin Gresës për d...
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...