Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif nuk do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës më 21 janar, ka njoftuar zëdhënësi i kësaj ministrie, Abbas Musavi.
Ky Forum po zhvillohet në kohën e përshkallëzimit të tensioneve në mes të Iranit dhe Shteteve të Bashkuara.
Presidenti amerikan, Donald Trump pritet të marrë pjesë në këtë Forum. Ai do të arrijë në Zvicër në orët e vona të së hënës, transmeton REL.
Musavi ka thënë se Zarif ishte planifikuar që të merrte pjesë në këto takime, pasi ka pranuar një ftesë personale.
“Ata kanë ndryshuar programin fillestar që kanë pasur për të dhe për të cilin është arritur pajtueshmëri, mirëpo më vonë e kanë ndryshuar atë”, ka thënë Musavi.
“Prandaj ky udhëtim nuk do të ndodhë”, ka thënë ai në një konferencë për media.
Tensionet në mes të Iranit dhe Shteteve të Bashkuara janë përkeqësuar prej vitit 2018, kur Trump është tërhequr nga marrëveshja bërthamore, që Teherani ka nënshkruar me fuqitë botërore.
Të dyja shtetet ishin në prag të luftës pasi Shtetet e Bashkuara kanë vrarë komandatin e forcave elite iraniane, Qasem Soleimani më 3 janar.
Për pasojë, më 8 janar, Irani ka sulmuar dy baza ushtarake amerikane në Irak.
Disa orë më vonë, forcat e armatosura të Iranit kanë rrëzuar një aeroplan ukrainas, duke lënë të vdekur 176 persona në bord.
Irani ka kërkuar falje për rrëzimin e aeropanit duke thënë se sulmi është kryer aksidentalisht.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...