Monica Bellucci nuk do të marrë pjesë në festivalin e Sanremos. Vetë Belluçi pohoi se nuk do të jetë krah Amadeus gjatë festivalit presigjoz pasi sipas saj nuk arritën në një përfundim të përbashkët.
“Unë dhe Amadeus jemi takuar muaj më parë për të diskutuar rreth një projekti që do bënim bashkë. Në fakt, për arsye të rëndësishme nuk arritëm në një përfundim të përbashkët. Uroj që të realizohet një festival sa më i bukur për të dhe gjithë ekipin e tij dhe le të shpresojmë për një tjetër mundësi në të ardhmen.” tha Bellucci përmes një konference për shtyp.
Ende nuk dihet se cilat ishin realisht arsyet që e detyruan aktoren e njohur italiane të hiqte dorë, por lajmi ka bërë shumë bujë pasi emri i saj ishte konfirmuar nga vetë drejtori artistik i festivalit.
Amadeues kishte bërë më herët bëri me dije se Bellucci bashkë me 9 prezantuese të tjera, mes tyre dhe Alketa Vejsiu, do të drejtonin edicionin e 70-të të ceremonisë. Ndërkaq kjo tërheqje vjen pas asaj të reperit të famshëm, Salmo, i cili tha se do të ndihej në siklet dhe se nuk e ndjente veten mirë si pjesë e Sanremos./Opinion.al
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...