Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, ka treguar se çfarë pret të ndodhë në afatin kushtetues prej 15 ditësh – që tashmë ka nisur të rrjedhë – pas nominimit zyrtar të Albin Kurtit për krijimin e Qeverisë.
“Mendojmë që kjo oferta e tretë e LDK-së është mjaft e favorshme për Vetëvendosjen. Kemi arritur deri në atë pikë që ne jemi pajtuar që ta kemi kryetarin e Kuvendit vetëm për një vit dhe ata ta kenë për tri vite dhe në ato vitet e tjera ne ta kemi vetëm presidentin, përderisa ata kanë edhe kryeministrin… Është një propozim mjaft i favorshëm për Lëvizjen Vetëvendosje dhe presim që të kemi një përafrim të këtyre dy pikave”.
“Idenë që të kemi 14 ministri po e cilësojmë të panevojshme, sepse mjaftojnë 12 ministri për një vend të vogël si Kosova. Të vazhdojmë tutje që të kemi qeveri sa më shpejt”, tha Mustafa, në Zona B të Klan Kosovës.
Ai ka treguar nëse LDK-ja do ta përkrahë një qeveri të pakicës.
“Opsioni i parë për LDK-në do të ishte që ne të ishim pjesë e qeverisë nëse do të kishim një marrëveshje të pranueshme për të dyja palët, e cila reflekton proporcionalisht fuqitë politike që kemi të dyja partitë”.
“Ne jemi parti me 28 deputetë, derisa Lëvizja Vetëvendosje me 29 deputetë dhe nëse e arrijmë një marrëveshje ku të dyja palët përfaqësohen dhe përfaqësojnë votuesit e tyre në mënyrë të denjë ne do të preferonim këtë opsion… Nëse Lëvizja Vetëvendosje dëshiron që të vendosë që të vazhdojë tutje e vetme, duke plotësuar kriteret kushtetuese, do të votonim një Qeveri të pakicës”, tha ai.
Por, a ka LDK-ja edhe një ofertë tjetër për Lëvizjen Vetëvendosje – pas nominimit të Albin Kurtit për kryeministër?
“Sa i përket çfarëdo hapi tutje i takon Lëvizjes Vetëvendosje. Ata e kanë marrë nominimin për kryeministër dhe krijimin e qeverisë. Prandaj i takon Lëvizjes Vetëvendosje dhe tani mandatarit të tyre për kryeministër që të vendosë nëse do të vazhdojë tutje me marrëveshje me LDK-në, do të eksplorojë parti të tjera apo opsionin për qeveri të pakicës”.
Në rast se brenda afatit prej 15 ditëve nuk arrihet marrëveshja me Lëvizjen Vetëvendosjen, çfarë opsioni ka në tavolinë LDK-ja?
“Është në diskrecion të presidentit Hashim Thaçi nëse në afatin e dytë prej 10 ditësh do t’ia japë përsëri mandatin partisë së parë, në këtë rast Lëvizjes Vetëvendosje. Ne jemi deklaruar dhe mbesim në qëndrimin që LDK-ja ose do të bëjë qeveri me Lëvizjen Vetëvendosje ose do të vazhdojmë tutje në opozitë”, tha ai.
Daut Haradinaj: Kurti po injoron shkeljen e të drejtave të s...
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...