Google ADS

Pamje të rënda – 28 vjeçari i vrarë në mes të rrugës në zonën e Astirit në Tiranë

23:09 | 20 Janar 2020
Arbresh Info

Ky është momenti kur ka mbetur i vrarë me armë zjarri i riu Vilson Tafçiu. 28 vjeçari u qëllua me disa plumba në zonën e Astirit në Tiranë.

Ai është me origjinë nga Dibra dhe prej pak kohësh kishte ardhur në zonën e Institutit në rrethinat e kryeqytetit.

Dyshohet se viktima dhe autorët njiheshin më parë.

Ai ka qenë i shoqëruar nga dy femra.

Ai është thirrur nga brenda lokalit dhe kanë diskutuar për pak minuta dhe më pas është qëlluar.

I riu ka disa precedentë të mëparshëm penal.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme