Google ADS

Van de Beek e mohon se ka arritur marrëveshje me Real Madridin

22:21 | 20 Janar 2020
Arbresh Info

Donny van de Beek ka mohuar se ka arritur marrëveshje me Real Madridin.

Mesfushori holandez lidhet me një kalim nga Ajaxi te Los Blancos, por ende nuk ka asgjë konkrete.

Në mediat spanjolle u raportuar se Van de Beek po kalon te madrilenët, mirëpo një gjë të tillë e ka mohuar lojtari.

“Nuk ka asgjë zyrtare (me Real Madridin). Nuk ka kontratë, Nuk ka situatë. Nuk ka ndryshuar asgjë në këtë sezon”, ka thënë ai para gazetarëve.

Nëse skuadra spanjolle arrin marrëveshje me lojtarin, atëherë Ajaxi do të përfitojë 55 milionë euro nga kartoni i tij.

Që nga vera e kaluar, Van de Beek lidhet me një kalim në Santiago Bernabeu, por duket se kjo gjë do të ndodhë në verën e këtij viti. /Telegrafi/

Të ngjashme