Vazhdojnë urimet ndaj Galuk Konjufcës për postin e kryeparlamentari

17:13 | 20 Janar 2020
L G

Kryetari i Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Çekisë, Rudak Vondráček, ka uruar sot Glauk Konjufcën për postin e kryeparlamentarit, të marrë javë më parë.

Sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës, Vondráček ka dërguar një telegram urimi në adresë të kryeparlamentarit Konjufca  me rastin e zgjedhjes së tij në këtë pozitë.

“Kryeparlamentari Glauk Konjufca, ka pranuar telegram urimi nga kryetari i Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Republikës së Çekisë, Radek Vondráček, me rastin e zgjedhjes në krye të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim./arbresh.info

Më poshtë keni të plotë telegram urimin e tij:

“Shkëlqesia e juaj,

Jam i lumtur që mora lajmin për zgjedhjen tuaj kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Ju lutem, pranoni urimet më të mira dhe më të sinqerta.

Shkëlqesia e Juaj, ju uroj shëndet dhe suksese në postin tuaj me përgjegjësi.

Pres bashkëpunim i cili sigurisht do të na shpie në forcimin e marrëdhënieve jo vetëm në mes të institucioneve parlamentare që ne përfaqësojmë, por edhe në mes të dy shteteve tona.

Shkëlqesia e juaj, ju lutem pranoni konsideratën time më të lartë”, thuhet në urimin e kryeparlamentarit çek, Vondráček.

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme