Sot në Pejë janë arrestuar dy persona pasi dyshohen për gjuajtje me armë zjarri.
Policia e Kosovës ka siguruar një video incizim i cili është shpërnda në rrjetet sociale, se dy të dyshuar me datën 18.01.2020, në fshatin Shkrel në Rugovë-Pejë në një aheng kanë gjuajtur me armë zjarri, shkruan arbresh.info.
Gjatë arrestimit janë sekuestruar dy pistoleta dhe fishekë.
Më poshtë mund të gjeni të plotë komunikatën.
Policia e Kosovës, konkretisht njësiti policor pranë Stacionit Policor në Pejë, me datën 20.01.2020, në Pejë, përmes rrugëve operative ka siguruar një video incizim i cili është shpërnda në rrjetet sociale, se dy të dyshuar me datën 18.01.2020, në fshatin Shkrel në Rugovë-Pejë në një aheng kanë gjuajtur me armë zjarri.
Me të marrë informatën e lartcekur, hetuesit e Stacionit Policor Pejë, kanë ndërmarrë të gjitha veprimet operativo-hetimore për identifikimin rrjedhimisht arrestimin e personave të dyshuar. Pas identifikimit të personave të dyshuar me urdhër të Prokurorit të shtetit janë bastisur shtëpitë e personave të dyshuar:
• J.G. i lindur me (1985) m/k/sh
• E.A. i lindur me (1988) m/k/sh
Tek të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar:
• një (1) pistoletë e tipit mod. 35. auto, cal 8mm,
• një (1) pistoletë P.A.K. model BLOË TR17, cal 9 mm,
• një (1) fishek 9mm.
Pas intervistimit nga hetuesit, të dyshuarve me urdhër të prokurorit të shtetit iu është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh.
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...