Google ADS

Mikel Arteta: Vetëm fitorja ndaj Chelseas do na mbajë gjallë shpresën për top katër

15:29 | 20 Janar 2020
Arbresh Info

Trajneri, Mikel Arteta insiston që Arsenal duhet të mposhtë Chelsean në “Stamford Bridge” për të mbajtur gjallë shpresën për top katër.

“Topçinjtë” për momentin janë 13 pikë larg “Bluve” në tabelën e Premierë Ligës, transmeton portali arbresh.info.

Pavarësisht që Arteta ka zëvendësuar këtë muaj Unai Emeryn, Arsenal ka fituar vetëm një ndeshje nën urdhrat e teknikut spanjoll.

“Nesër duhet të fitojmë. Është e rëndësishme. Është shumë e rëndësishme për të fituar. Të gjithë kanë probleme, pasi laga ka qenë e vështirë këtë sezon”

“Kanë mbetur edhe katër muaj dhe shumë gjëra mund të ndodhin, shumë ndeshje janë mes skuadrave më të forta, andaj do këtë ndryshime”

Nesër Arsenal është mysafirë i Chelseas, ndeshje e cila fillon në ora 21:15./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme