Nxirret pa shenja jete personi që ra në rezervuarët e fabrikës së çimentos

13:56 | 20 Janar 2020
Arbresh.info

Rreth 2 orë më parë arbresh.info kishte raportuar për një person i cili ka rënë nga rreth 40 metra lartësi brenda silosit në fabrika e çimentos “Sharr-Cem”, në Han të Elezit.

E viktima është nxjerr pa shenja jete nga aty.

Këtë për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

Ai ka thënë se vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar.

“Njësitet e emergjencës së fabrikës kanë bërë tërheqjen e trupit dhe mjeku kujdestar në vend të ngjarjes e ka konstatuar se është pa shenja jete”, ka thënë Gashi.

Kujtojmë që ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 11:00.

“Rreth orës 11:00 është raportuar rasti, një punëtor i cili ka qenë duke i kryer disa pune në silosin e lëndëve të para ka rënë prej një lartësie rreth 40 metra. Ai ka rënë brenda në silos, në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia e Kosoëvs, ekipi i emergjencës së fabrikës, ndihma e parë “, kishte thënë Gashi për arbresh.info/arbresh.info/

 

Bie një person nga lartësia e fabrikës “Sharr-Cem”

 

Bie një person nga lartësia e fabrikës “Sharr-Cem”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme