Pas një ore ka përfunduar mbledhja e parë e kryesisë së re të Kuvendit të Kosovës.
Ai që ka folur pas mbledhjes ishte shefi i grupit parlamentarë te PDK-së, Memli Krasniqi.
Me këtë rast Krasniqi shprehi mllefin ndaj Albin Kurtit që sipas tij nuk po i formon institucionet por po mirët me VIDEO-lojëra.
“Diskutuam për tri pika. Ka kaluar dy muaj që nga u formua kjo kryesi. Edhe delegacionet që i caktuam pati dilema pasi që përfaqësuesit e shumicës munden më ndryshu pasi që s’ka shumicë parlamentare. Kanë kaluar ditë të shumta që nga përfundimi i zgjedhjeve dhe ne s’kemi Qeveri. Kërkesa jonë në vazhdimësi ka qenë që ata që kanë marr mandat ti përmbushin obligimet. Albin Kurti duhet ta di që Qeveria nuk është Video-lojë. Nuk është përgjegjësi vetëm më marr mandatarin në letër por duhet të formohen institucionet. Ne presim që obligimet që i kanë ti kryejnë sa ma shpejt të jetë e mundur. Qytetarët e Kosovës se meritojnë këtë gjendje në Kosovë. Pozicioni jonë është i çartë se ne do të qëndrojmë në opozitë”, tha ai.
Përveç Krasniqit asnjë nga anëtaret e kryesisë nuk kanë pranuar të flasin para mediave.
Më ngurë të gjithë janë larguar nga salla ku u mbajt mbledhja./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/149924916430245/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...