Google ADS

Fillon mbledhja e kryesisë, pritet të diskutohen 3 pika të ndryshme

11:23 | 20 Janar 2020
Arbresh.info

Ka filluar mbledhja e parë e kryesisë së re të Kuvendit të Kosovës.

Në këtë mbledhje e cila do të udhëhiqet nga kryetari i sapo zgjedhur, Glauk Konjufca do të jenë 3 pika të diskutimit, raporton arbresh.info

Shqyrtimi i kërkesës për caktimin e delegacionit të Kuvendit të Kosovës për përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore-SEECP, shqyrtimi i kërkesës për caktimin e delegacionit të Kuvendit të Kosovës për përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, si dhe shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave.

Kujtojmë se Glauk Konjufca u zgjodh ne krye të parlamentit më 26 dhjetor./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme