Google ADS

Vetëvendosje i kërkon LDK-së t’i kthehet negociatave

10:12 | 20 Janar 2020
M. A.

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar, Albin Krutin për mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Kurit pas këtij propozimi ka dal me një video mesazh për qytetarët.

Kurti përmes këtij vedeomesazhi ka përmendur përpjekjet e VV për të arritur një marrëveshje me LDK.

Ai mes tjerash i kërkon LDK-së që të kthehet në tavolinë për të biseduar rreth gjetjes së një alternative të përbashkët për të dy partitë.

“Unë besoj se ne mund të kthehemi e duhet të kthehemi në tavolinën e bisedimeve” tha Kurti

Ai tregon se nuk e kanë pranuar propozimin e LDK-së por u kërkon të gjejnë një alternativë tjetër.

“Në nuk e kemi pranuar propozimin e fundit të LDK-së por jemi treguar të gatshëm për takime të mëtejme me synim gjejnë e alternative tjera që do të ishin të pranueshme për të dy palët”, tha Kurti mes tjerash./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme