Pjesëmarrësit në konferencën e organizuar sot në Berlin me qëllimin për zbatimin e një armëpushimi permanent në Libi dhe nisjen e procesit politik kanë publikuar një deklaratë përfundimtare me konkluzionet e takimit.
Në deklaratë thuhet se mbështetet krijimi i një qeverie të vetme, të unifikuar, gjithëpërfshirëse dhe efektive të miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve e Libisë, ndërsa Marrëveshja Politike e Libisë paraqet një udhërrëfyes të rëndësishëm për zgjidhjen politike.
“Ne mbështesim krijimin e një sistemi të unifikuar të sigurisë kombëtare libiane nën kontrollin e një autoriteti qendror dhe civil”, theksohet në deklaratë, në të cilën po ashtu thuhet se policia dhe forcat ushtarake duhet të bashkohen nën një autoritet.
Armëpushimi
Po ashtu, deklarata i bën thirrje Kombeve të Bashkuara (OKB) të krijojnë komitete teknike për të kontrolluar dhe monitoruar zbatimin e armëpushimit, ndërsa në të njëjtën kohë nga OKB është kërkuar që të luajë një rol lehtësues midis palëve.
“Ne u bëjmë thirrje palëve dhe mbështetësve të tyre të përfundojnë aktivitetet e tyre ushtarake që nga fillimi i armëpushimit”, theksohet më tej.
Deklarata apelon deri te të gjitha palët në Libi që të përfundojnë procesin e tranzicionit me zgjedhje të lira, gjithëpërfshirëse dhe të ndershme, duke kërkuar kthim në “procesin politik gjithëpërfshirës të udhëhequr nga libianët”.
Komiteti Monitorues Ndërkombëtar
“Ne po krijojmë një Komitet Monitorues Ndërkombëtar për të ruajtur koordinimin pas samitit të Berlinit nën kujdesin e OKB-së”, thuhet në deklaratë.
Në deklaratë u theksua se Komiteti, i cili do të përfshijë të gjitha palët dhe organizatat ndërkombëtare që morën pjesë në Konferencën e Berlinit, do të sigurojë koordinim nën udhëheqjen e OKB-së dhe do të përbëhet nga katër grupe teknike të punës në nivel ekspertësh, me pjesëmarrje edhe të zyrtarëve të lartë, të cilët do të takohen në baza mujore.//AA
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...