Google ADS

Çifti në Tiranë u plagos nga grabitësit që kishin hyrë në shtëpi

00:58 | 20 Janar 2020
Trina Galanxhi

Një burrë dhe një grua janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në zonën e Alliasit në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21.40 në një banesë në rrugën “Njazi Meka”. Sipas policisë 2 persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e çiftit të bashkëshortëve P.L dhe A.L.

Në momentin që janë konstatuar nga çifti i bashkëshortëve njëri prej personave ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të çiftit. Si pasojë janë plagosur çifti i bashkëshortëve të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.

“Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka ngritur pika kontrolli. Vijon krehja e zonës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve. Grupi hetimor vijon punën pēr sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes” – thuhet në njoftimin e policisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme