The Henley Passport Index, që vlerëson periodikisht pasaportat më miqësore në botë, ka përpiluar listën e parë të dekadës së re.
Japonia renditet në vend të parë duke ofruar liri për të udhëtuar pa viza në 191 destinacione në mbarë botën.
Azia qëndron në krye të listës gjithashtu me Singaporin në vendin e dytë dhe Korenë e Jugut në vendin e tretë. Së bashku me Korenë e Jugut renditet edhe Gjermania.
Përsa i përket vendeve europiane, ato qëndrojnë në Top10: Italia dhe Finlanda në vendin e katërt; Spanja, Luksemburgu dhe Danimarka në vendin e pestë; Suedia dhe Franca në të gjashtin.
Në Top 10 renditen edhe Zvicra, Portugalia, Hollanda, Austria, Irlanda, Norvegjia, Greqia dhe Belgjika.
Shqipëria renditet në vendin e 54, pas Gjeorgjisë dhe para Turqisë, me 114 destinacione./kk
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...