Google ADS

Gjashtë të zhdukur nga orteku në Nepal, bora vështirëson kërkimet

16:52 | 19 Janar 2020
Arbresh.info

Një operacion për të shpëtuar të paktën gjashtë persona të zhdukur nga orteku në veriperëndim të Nepalit është duke u vështirësuar për shkak të kushteve të rënda atmosferike.

Alpinistët ishin rrugës për në majën e Himalajeve në afërsi të kampit bazë në rajonin e Annapurna kur orteku goditi pas dëborës së madhe, transmeton portali arbresh.info.

Katër jug-koreanë të gjithë mësues vullnetarë dhe të paktën dy guida nepaleze janë në mesin e të zhdukurve.

Një numër alpinistësh të tjerë janë shpëtuar nga vendi i ortekut.

Dëbora e madhe rreth 5 metra në vendin e ortekut, vonoi përpjekjet e shpëtimit, raporton agjencia e lajmeve të Koresë së Jugut, Yonhap.

Por misioni i shpëtimit u vendos të rifillojë të Dielën, me helikopterë dhe 10 oficerë të tjerë policorë që pritet të bashkohen me kontrollin në malin Annapurna, një nga majat më të larta në Himalajet.

Orteku ndodhi në një lartësi mbidetare prej 3,230m rreth 150 km në veri-perëndim të kryeqytetit Nepalisht Katmandu, thonë zyrtarët./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme