Ajax mposhtë Sparta Rotterdam, shton diferencën në tabelë

16:21 | 19 Janar 2020
Arbresh Info

Ajax ka mposhtur Sparta Rotterdam me rezultat të ngushtë 2 – 1, ndeshje e vlefshme për javën e 19-të në Eredvisie.

Doony van de Beek zhbllokoi shifrat në minutën e 15-të, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë, transmeton portali arbresh.info.

https://twitter.com/Matthijs85/status/1218908755485773825

Në pjesën e dytë ishin vendasit përsëri që shënuan të parët, 17-vjeçari Ryan Gravenberch dyfishoi rezultatin në minutën e 60-të, ndërsa rezultatin e ngushtoi Joel Piroe në minutën e 74-të, rezultat me të cilin përfundoi ndeshja.

Pas kësaj fitore, Ajax mban pozitën e parë me 47 pikë, gjashtë më shumë se AZ Alkmaar që zë vendin e dytë, ndërsa Sparta renditët në pozitën e 11-të me 23 pikë./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme