BE ka zvogëluar ndihmën e para-pranimit për Turqinë me 75%, sipas një letre dërguar Parlamentit Evropian nga komisioneri për çështje të jashtme të BE-së Josep Borrell dhe parë nga Grupi Funke Media me qendër në Essen.
Tani Turqia do të marrë vetëm 168 milionë euro nga të cilat 150 milionë euro do të shpenzohen për forcimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit. Pjesa tjetër është caktuar për zhvillimin rural, transmeton portali arbresh.info.
Borrelli e justifikoi shkurtimin e ndihmave duke thënë se ishte në përgjigje të vendimit të Turqisë për të filluar një operacion ushtarak në verilindje të Sirisë dhe të kryente shpime gazi të paautorizuara në brigjet e Qipros.
Aderimi i ngecur
Duke përbërë një pjesë të një pakete të diskutueshme shumë-miliardë eurosh për të bllokuar refugjatët nga kërkimi i strehimit në Evropë, Brukseli ra dakord për të ndjekur shpejt bisedimet e pranimit për Turqinë në vitin 2016.
Sidoqoftë, procesi i pranimit ka ngecur për shkak të autoritarizmit në rritje të Turqisë, i kryesuar nga Presidenti Rexhep Tajip Erdogan.
Megjithatë, ulja e ndihmës nuk ndikon në 3.5 miliardë euro të ofruara për Turqinë, si pjesë e një marrëveshje më të madhe të BE për të parandaluar refugjatët të arrijnë në brigjet evropiane.
‘Shpimi pa leje’
BE tashmë ka paralajmëruar Turqinë për pasoja të mundshme mbi shpimin e paligjshëm të gazit në brigjet e Qipros.
Në nëntor, Komisioni Evropian zbuloi një regjim sanksionesh për të synuar “individë ose subjekte përgjegjëse ose të përfshirë në veprimtari të shpimit të paautorizuar të hidrokarbureve në Mesdheun Lindor”.
Megjithatë, Turqia argumenton se po shpon brenda të drejtave të saj territoriale – ose ato të turqve qipriotë./arbresh.info/
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...