Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e cilëson ish-ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, William Walker, si hero i të vërtetës për krimet serbe në Kosovë.
Kështu u shpreh Thaçi përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, pas takimit që pati me Walker.
Sipas tij, ambasadori Walker e ngriti krimin në Reçak në rang të ndërgjegjes botërore, deri në intervenimin e NATO-s mbi caqet policore dhe ushtarake serbe.
Po ashtu, Thaçi bëri të ditur se gjatë këtij takimi është biseduar edhe për domosdoshmërinë e krijimit sa më të shpejt të institucioneve shtetërore./arbresh.info
Postimi i plotë:
Në këtë të diel, me ambasadorin William Walker evokuam kujtime nga periudha e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Heroi i të vërtetës për krimet serbe në Kosovë, ambasadori Walker e ngriti krimin në Reçak në rang të ndërgjegjes botërore.
Pas Reçakut, diplomacia botërore u angazhua maksimalisht deri në intervenimin ushtarak të NATO-s mbi caqet policore dhe ushtarake serbe.
Gjatë këtij takimi me ambasadorin Walker u theksua edhe domosdoshmëria e krijimit sa më të shpejtë të institucioneve të Republikës së Kosovës.
Mikun e madh të Kosovës e falënderova edhe një herë për gjithçka që ka bërë për Kosovën. HTH
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Kurti do të mbajë mbledhje të Kës...
Kurti: Besojmë se sulmi terrorist në Ibër Lepenc vjen nga fq...
KOSTT: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ndërlidhet me ndërprerj...
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...