Volejbollistja turke i bashkohet skuadrës kosovare

12:30 | 19 Janar 2020
Arbresh Info

Klubi i Kosovës në volejboll, KV-M Technologie Club ka transferuar në skuadër volejbollisten turke, Izel Kahraman.

Izel ka qenë në formë të mirë, gjë që ka bërë të fitojë vëmendjen klubit, transmeton portali arbresh.info.

Turkja ka thënë se me plot dëshirë është duke pritur për të luajtur, ndërsa dëshira e saj mbetet të vazhdojë të luaj në Evropë.

“Do të jetë eksperienca e parë dhe jam shumë e emocionuar të luaj. Dua të vazhdojë të luaj në Evropë në karrierën time”

Ndërsa menaxheri i klubit, Naser Krasniqi beson se Izel është e duhura për të udhëhequr skuadrën.

“Besojmë se Izel do të udhëheqë skuadrën në mënyrë perfekte, për shkak të gjuhës dhe stilit të jetës dhe ftojmë të gjithë që të na mbështesin në ndeshjet tona”./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme