Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur në takim ish-shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin William Walker.
Thaçi para Walkerit ka kërkuar që sa më shpejt të krijohen institucionet, ku ka thënë se është kërkesë e ndërkombëtarëve dhe e qyetarëve të Kosovës.
Presidenti Thaçi ka thënë se Albin Kurti duhet të deklarohet rreth mandatarit ose ta refuzojë mandatarin.
“Është në vullnetin e spektrit politik që ta përmbyll këtë proces të suksesshëm të zgjedhjeve të 6 tetorit, që sa më shpejtë që është e mundur ky vullnet. Unë do ta respektoj Kushtetutën dhe ligjin e Kosovës dhe autoritetin tim të plotë si president i vendit që buron prej Kushtetutës së Kosovës. Natyrisht se tash i mbetët kryetarit të partisë fituese që ta bëjë hapin dhe në këtë drejtim ka qenë edhe takimi ynë së bashku me kryetarin e partisë së parë, ku ka premtuar se në ditët në vijim do ta pranon edhe kuptimin juridik përgjegjësinë e mandatarit për themelimin e qeverisë”, tha Thaçi.
Ai shtoi se edhe pse e ka nominuar si kryeministër, ai nominim është ende është në zyrën e Kurtit.
“Kaluam një kohë të gjatë dhe qytetarët janë duke pritur dhe miqtë ndërkombëtarë gjithashtu, koha po kalon prandaj unë si president i vendit, duke parë angazhimet e kryetarit të partisë që ka dalë fituese nga zgjedhjet dhe që ka nominuar më shumë se gjysmen e kabinetit të tij dhe unë e kam shkruar nomimin e tij si kryeministër dhe ai nominim është ende është në zyrën e tij dhe shpresoj se Kurti do të relfektojë sepse është në interes të tij dhe elektoratit të tij ose në të kundërten duhet ta deklarojë refuzimin”, ka thënë Thaçi.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi falënderoi Ambasadorin Walker që sipas tij i dëshmoi botës masakrat që kishte kryer Serbia në Kosovë.
“Ardhja e juaj për 21 vjetorin e masakrës së Recakut dhe ardhjet e juaja të shpeshta në Kosovë kjo dëshmon edhe dashurinë tuaj dhe përkushtimin tuaj për Kosovën e lirë dhe të pavarur dhe për Kosovën e orientimit. Gjithmonë mirënjohje dhe përulësi për fjalët e juaja dhe për të vërtetat qe ia prezantove botës për masakrat që ka kryer Serbia në Kosovë”, ka thënë ai./EO
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...
Sveçla: Grupet terroriste sponsorizohen nga Serbia
Shefi i EULEX-it: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, autorët d...