Google ADS

Bali Muharremaj pagoi 1.6 milionë euro për unazën rrugore, nuk i dha tenderin kompanisë më të lirë

08:04 | 19 Janar 2020
Arbresh.info

Në komunë  e Suharekës së shpejti do të bëhet ndërtimi i unazës rrugore.

Kjo pasi i pari i komunës, Bali Muharremaj tashmë ka shpallur edhe kompaninë fituese për këtë tender.

E për kontratën me titull ‘Ndërtimi i unazës -krahu i djathtë-Suharekë; , fitues ka dalë Grupi i Operatorëve Ekonomik, ‘FAMIS CO-HC   SH.A; KAG – Asphalt Company SH.P.K’. Ata kishin ofrua vlerën prej 1.6 milionë euro ose saktësisht 1.667.132,82 euro.

E që është më e ulët sesa vlera që Komuna e Suharekës kishte planifikuar të shpenzonte kur ishte hapur tenderi. Atë kohë komuna kishte parashikuar që këto punime të kryheshin me 2.1 milionë euro ose saktësisht 2.166.691,04 euro.

Ndërsa në njoftim ishte cekur se një nga kriteret për dhënie të kontratës ishte ofrimi i çmimit më të ulët.

Por kjo nuk ishte realizuar pasi OP fitues nuk kishte ofruar çmimin më të ulët. Grupi i Operatorëve Ekonomik ‘N.P.T.   Bamirs  ; Uleza Ndërtim   shpk, L. Bajraktari’ kishte ofruar afër 1.5 milionë ose saktësisht 1.488.078,00 euro.

Ndërsa në njoftim nuk ceken arsyet pse OP me çmimin më të ulët nuk është shpallur fitues./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme