Deputetja nga radhët Partisë Demokratike e Kosovës, Eliza Hoxha, ka thënë se politikën munden ta përdorin për ta zgjidhur edhe problemin me Badocin.
Ajo me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka ftuar të gjitha partitë politike që të bashkohen me PDK-në në kryeqytet për të mbështetur nismën e tyre lidhur më Badocin, ku ata për këtë kanë thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme në Kuvendin Komunal të Prishtinës.
“Njëkohësisht jam jashtëzakonisht e lumtur që Dega e PDK-së në Prishtinë ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin Komunal të Prishtinës. Ftoj të gjithë asamblistët e të gjitha partive në Prishtinë që të mblidhen dhe ta zgjidhin këtë situatë. Nuk besoj që dikush është kundër zhvillimit”.
“Por ato duhet të jenë në harmoni me ligjin, dispozitat në fuqi, dokumentet e planifikimit dhe të mos cenojnë interesin e përbashkët për një qytet më të mirë për të gjithë dhe ujë për të gjithë. Prishtina ka nevojë për Badocin natyral me infrastrukturë që e shndërron atë në destinacion natyror si resurs kombëtar i mbrojtur me ligj”, ka shkruar Hoxha në Facebook.
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...