Një 53-vjeçar nga Turqia u kap në Shqipëri si i shumëkërkuar nga drejtësia franceze, si një nga trafikantët e familjes kriminale Baybesin, që si drejtues të vetin kishte Hüseyin Baybaşin, i konsideruar disa vite më parë si Eskobari i Evropës.
Faruk Baybaşin, i dënuar me 30 vite burgim për çështje të trafikut të heroinës kërkohet nga gjykata e Loire Atlantique, që e ka shpallur fajtor për pjesëtar të organizatës kriminale që trafikonte ne Evropë heroinë. Drejtësia franceze përmes dokumenteve që i ka përcjellë me urgjencë kërkon dorëzimin e Baybaşin me argumentin se përgjatë viteve 1994 -1995 Baybaşin ishte aktiv në trafikun e drogës edhe në Francë si anëtar i një bande që vepronte jo vetëm në Turqi, por edhe në Francë.
Gjykata e Tiranës në funksion të kërkesës së Francës ka vendosur arrest me burg 40 ditë për Faruk Baybaşin, i cili tentoi të hynte në Shqipëri për t’u fshehur, por u zbulua nga autoritetet. Ai ka pranuar që është djali i një tjetër trafikanti të dënuar Mahmut Baybaşin, i cili gjithashtu rezulton të jetë pjesë e familjes së narkotrafikut të etiketuar.
Madje ky grup mori etiketimin “Eskobarët e Evropës”, pasi kryesori i grupi Hüseyin Baybaşin mori emrin Eskobari i Evropës. Për aktivitetin e këtij grupi në atë kohe mediat raportonin se Hüseyin Baybaşin, Mehmet Emin Baybaşin, Mehmet Şerif Baybaşin, Mehmet Şirin Baybaşin, Mahmut Baybaşin janë anëtarë të familjes që përfundoi në burg për drogë. Të ardhurat e grupit nga heroina janë vlerësuar në 10 miliardë paund.
”Mos më thuaj mua nuk guxon” – Xheneta ia thyen pakot e prot...
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me sigur...
Delegacioni i Maqedonisë së Veriut arrin në Kosovë, priten n...
Fitore Pacolli kapet keq me komentues për grantin 100 mijë e...
Po voziste nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Gjila...
Gjendet pa shenja jete në banjën e një shtëpie një grua në F...