Gjatë 17 ditëve të para të këtij viti, janë evidentuar dhe ndëshkuar 13 raste të tentativës për kalim të kufirit me dokumente të falsifikuara në Kapshticë.
Procedohen penalisht 13 shtetas për “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.
Në lidhje me këto raste, veprimet e mëtejshme janë kryer nga specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, të cilët në përfundim të veprimeve për çdo rast kanë proceduar penalisht në gjendje të lirë 13 shtetas.
Materialet në ngarkim të tyre i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme./tch
Gjashtë mënyra për të gjetur më shumë gëzim dhe më pak stres...
Arioni surprizohet nga motra e tij në Big Brother, ja takimi...
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...