Google ADS

Rina Balaj dhe i dashuri i saj, Sin Boy bëhen me shtëpi të re

10:50 | 18 Janar 2020
A. B.

Ata janë kthyer në një nga emrat më të komentuar në showbizin shqiptar dhe jo më kot.

Fjala është për çiftin e ri të estradës, këngëtarët Rina Balaj dhe Sin Boy, të cilët veçse e kanë konfirmuar romancën e tyre., shkruan portali arbresh.info

Çifti më i ri i estradës po e shijojnë në maksimum lidhjen e tyre të dashurisë,  ata madje tashmë po jetojnë së bashku dhe duket se janë bërë edhe me shtëpi të re.

“Shtëpi e re”, ka shkruar Rina pranë videos së realizuar nga oborri i shtëpisë.

Kujtojmë se kënga e tyre e parë si çift “Meredith” në platformën YouTube për një javë ka kaluar shifrën e 1.4 milionë klikimeve. / arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme