Google ADS

Motra e Elvana Gjatës, bën gjestin human për të prekurit nga tërmeti

10:39 | 18 Janar 2020
A. B.

Migena Gjata është një emër jo i panjohur për publikun shqiptar dhe jo vetëm.

Ajo njihet si motra e këngëtares Elvana Gjata dhe nga një soprano shqiptare me famë në Gjermani.

Së fundmi, Migena ka vendosur t’u vijë në ndihmë të prekurve nga tërmeti, duke organizuar një koncert bamirësie.

Përmes një statusi në Instagram, Gjata shprehet se është koha që t’u vijmë në ndihmë njerëzve që humbën njerëzit e dashur dhe shtëpitë e tyre.

Koncerti do të mbahet në Dusseldorf më 2 shkurt dhe paratë e mbledhura do të shkojnë në ndihmë të të prekurve nga tragjedia e 26 nëntorit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme