Google ADS

191 km/h! 20 shoferë dërgohen në komision, policia kontrolle gjatë natës

10:20 | 18 Janar 2020
Arbresh.info

Natën e shkuar, kontrolle të shumta policore janë ushtruar në disa akse rrugore, përfshirë rrugën interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë.

Radari ka konstatuar të paktën 20 drejtues mjetesh me shpejtësi nga 141 km në orë deri në 191 km në orë.

“191 km/h ✈. E pa pranueshme kjo shpejtësi vrastare. Për 300 minuta kontroll me radar në këto akse rrugore deri në këto momente u konstatuan 20 raste të shpejtësi tej normave të lejuara që varionin nga 141 km/h deri në 191 km/h. 20 drejtues mjetesh u dërguan ne OASH, por u parandaluan 20 aksidente.
Shpejtësi pa asnjë urgjencë, pa asnjë shkak, shpejtësi që vret jetën, cenon rëndë sigurinë rrugore të përdoruesve të tjerë të rrugës, shpejtësi që në shumë raste fatkeqe patenta është dërguar pa të zotin pranë familjes. Radari dhe polici rrugor në këto raste ???”, shkruan policia e Shtetit.

Më tej shton:

“Drejtues mjetesh: Stop shpejtësisë fluturuese para se aksidenti të ndalojë ju.
Gjithmonë kujto; qarkullojmë më ngadalë për të jetuar më gjatë.
Drejto automjetin duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugorë; dikush po pret në shtëpi. Binduni policisë rrugore; ndiqni rregullat e trafikut për të shmangur aksidentet. Jeta është e shtrenjte, mbrojeni atë.”/TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme