Fillimi i fazës së dytë të reformës në arsim në Komunën e Kamenicës nuk është pritur mirë nga prindërit e fshatit Koretin dhe Topanicë.
Sipas reformës së re në arsim, nxënësit e të dy shkollave të ciklit të ulët (klasa zero deri në klasën e pestë) mësimin do të vijojnë në shkollën “Abdullah Krashnica” në Koretin, ndërsa ata të ciklit të lartë po ashtu të dy shkollave (klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë) në shkollën “Rexhep Mala” në Topanicë.
Prindërit e nxënësve po hezitojnë t’i dërgojnë fëmijët e tyre nga fshati në shkollën e një fshati tjetër.
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, në një intervistë për portalin arbresh.info u bënë thirrje prindërve që të mos i lënë fëmijët e tyre pa marrë dije.
Ai thotë se kjo reforma është për të mirën e fëmijëve.
Të gjitha kërkesat e parashtruara nga prindërit, Kastrati thotë se komuna ua ka realizuar.
“Mësimdhënësit janë të gjithë të sistemuar dhe e kanë respektuar vendimin e komunës, por prindërit jo. Por, në vazhdim do t’ua bëjmë të qartë, sepse është për të mirën e nxënësve. Një gjë dua ta theksoj se nuk ka kthim prapa”./arbresh.info/
Intervista e plotë:
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...