Champions League do të kthehet pas rreth një muaji, me fazën e 1/8-ave. Megjithatë, kupa me veshët e mëdhenj është gjithmonë në qendër të vëmendjes, veçanërisht për sa i takon së ardhmes.
Në një moment kur planet për një Superligë të mundshme duket se janë lënë pezull, kompeticioni më i rëndësishëm europian për klube vazhdon të tërheqë vëmendjen e atyre që duan të gjejnë një mënyrë për të shtuar të ardhurat nga futbollit.
Për këtë arsye vazhdojnë propozimet për një ndryshim të formatit të Champions League duket filluar nga 2024, në mënyrë që të ketë më shumë ndeshje dhe, për rrjedhojë, më shumë të drejta televizive dhe më shumë të ardhura.
Sipas Times, ideja e fundit është ajo që t’i shtohen katër ndeshje 13 sfidave aktuale që duhen për të ngritur trofeun duke filluar nga faza me grupe. E përditshmja angleze nuk e specifikon se si dhe se kur do të shtohen këto katër ndeshje, por thekson se drejtuesit e futbollit europian kanë arritur në përfundimin se është e domosdoshme të ndryshohet.
Opsionet janë ristrukturimi i fazës me grupe ose shtimi i një grupi me ndeshje teke mes fazës fillestare dhe asaj me eliminim direkt. Gjithsesi, objektivi do të ishte ai që të rritet numri i ndeshjeve të transmetuara në televizor dhe mbi të gjitha për t’i shkuar në ndihmë ECA-s. Shoqata e klubeve kryesore të kontinentit, në fakt, është e vendosur të kërkoj një ndryshim të plotë të Champions-it.
Dhe nëse propozimet radikale të ECA-s nuk do pranohen (mes së cilave ajo për t’u garantuar ekipeve gjysmëfinaliste kualifikimin ne edicionin pasues), atëherë shoqata do të kërkojë rritjen e numrit të ndeshjeve të Champions-it deri mbi 20. Një rritje kjo që do ta bënte të pamundur menaxhimin e kalendarit, duke parë problemet që disa skuadra kanë patur që në këtë sezon.
Në thelb, koncepti është që të gjendet një marrëveshje, duke shtuar katër ndeshje. Jo se kjo zgjidh shumë, duke parë se shumë vende kanë dy kupa kombëtare. Ky është rasti i Anglisë, që mes përsëritjes së ndeshjeve të Kupës së Anglisë dhe Kupës së Ligës e ka shumë të vështirë për të gjetur data të lira për ndeshjet e skuadrave, siç tregon rasti i Liverpool-it.
Imagjinoni se çfarë do të ndodhë duke zgjatur Champions-in me katër javë të tjera.
Një propozim i rëndësishëm, por që duhet studiuar mirë.
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...