Kafja ul rrezikun e infarkteve në zemër

00:51 | 18 Janar 2020
Trina Galanxhi

Çdokush mund ta reduktojë rrezikun e sulmeve në zemër apo infarktit thjesht duke pirë një filxhan kafe më shumë në ditë, sipas një studimi të ri.

Studimi thotë se me çdo filxhan kafe, pija ul rrezikun e sulmeve në zemër me 8 për qind, dhe infarktin me 7 për qind.

Thjesht duke pirë dhe një kafe më shumë në ditë mjafton të reduktojë rrezikun dhe studimi i publikuar nga American Heart Association thotë se nuk ka një kufi sa duhet të konsumoni.

Ky studim i bashkohet provave të tjera se pija ka përfitime të mira shëndetësore, dhe lufton disa lloje kancerësh, lehtëson dhimbjet e kokës, ndihmon në rënien në peshë dhe jetoni më gjatë.

Disa fakte të studimit:

  • Tre kafe në ditë ndihmojnë të jetoni më gjatë
  • Katër kafe në ditë përgjysmon rrezikun e kancerit të gojës
  • Studimi tregon se ata që pijnë një kafe një orëe para stërvitjes, ushtrohen më gjatë.
  • Kafja të ndihmon të humbësh peshë, pasi përmban disa substanca që ndikojnë ne metabolizëm.
  • Është një ilaç kundër dhimbjeve, sidomos ekspresi
  • Ndihmon me dhimbjen e kokës. Kombinim i aspirinës me kafeinë është më mirë se vetëm aspirinë.
  • Kafja të ndihmon në parandalimin e kancerit të mëlçisë./eo/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme