Selimi ka thënë se Hashim Thaçi nuk do ta lejojë të ndodhë koalicioni VV-LDK.
Deputeti i zgjedhur nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se presidenti Hashim Thaçi s’do të lejojë të ndodhë koalicioni në mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës derisa ai të jetë president.
Selimi tha se ai po bën gjithçka që ky koalicion të mos ndodhë.
“Thaçi po bën gjithcka që të mos ndodhë ky koalicion. Problemi kryesor për Thaçin është koalicioni VV-LDK. Ka pasur raste kur vet Thaçi e ka thënë këtë”, është shprehur Selimi.
Ai tregoi se si në një mbledhje me përfaqësues të diasporës, Thaçi ka deklaruar duke thënë se do të bëjë çmos që ky koalicion të mos ndodhë.
“Thaçi edhe me parë ka thënë, për sa kohë do të jem në këtë zyre të presidencës, ky koalicion nuk do të ndodhë kurrë. Mysafirët e tij kanë qenë përfaqësuesit e diasporës”, ka thënë Selimi.
Tutje, Selimi tha se Thaçi ndoshta edhe e dirigjon LDK’në.
“Ai ndoshta e dikton edhe agjendën e takimeve, e dirigjon LDK’në”, ka thënë Selimi./t7
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...