Shkalla e lindjeve në Kinë ka rënë në nivelin më të ulët që nga formimi i Republikës Popullore të Kinës 70 vjet më parë, përkundër lehtësimit të politikës së shumë-kritikuar me një fëmijë.
Shkalla e lindshmërisë ishte 10.48 për 1,000 më 2019, më e ulëta që nga 1949, bën të ditur Byroja Kombëtare e Statistikave, transmeton portali arbresh.info.
Numri i foshnjave të lindura më 2019 ra me 580,000 në 14.65 milionë.
Shkalla e lindjeve e vendit ka rënë me vite – duke paraqitur një sfidë për ekonominë e dytë më të madhe në botë.
Megjithë rënien e nivelit të lindjeve, një normë më e ulët vdekjeje do të thoshte që popullsia e Kinës arriti 1.4 miliardë në 2019, duke u rritur nga 1.39 miliardë.
Por niveli i lindjes në rënie po rrit frikën për një “bombë demografike” – domethënë, një popullsi më e vogël në moshë pune duhet të mbështesë një popullsi më të madhe, në pension.
Shkalla e lindjeve e Kinës është më e ulët se SHBA-ve, e cila qëndroi në 12 për 1000 persona në 2017 (të dhënat më të fundit në dispozicion), por më e lartë se shifra 8 e Japonisë.
Shkalla e përgjithshme e lindjeve globale ishte 18.65 në 2017, sipas Bankës Botërore.
Në 1979, qeveria kineze futi politikën “një fëmijë” mbarëkombëtar – me përjashtime të ndryshme – për të ngadalësuar rritjen e popullsisë./arbresh.info/
Shpërthimet në veri, Haradinaj: Organet e sigurisë të bashkë...
Përplasja e Xuxit me Kevinin shkaktoi momente të tensionuara...
Xuxi pyet Edin: “A i ke ra pishman që ke dal?” –Edi: “Pishma...
Hezbollahu e cilëson si “fitore hyjnore” armëpushimin me Izr...
Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok, ndërpr...
Edi vjen në studion e Prime, Dini e ngacmon: “A pate ka me h...