Ashtu edhe siç keni njohuri, njëra nga funksionet më të mëdha të reja në iPhone 6S dhe iPhone 6S quhet “3D Touch”. Përmes kësaj teknologjie softueri është në gjendje të ofroj atë që ju kërkoni varësisht se sa fortë e shtypni ekranin të ndjeshëm në prekje. Përveç kësaj, një numër i madh i funksionesh tjetra vijnë me këtë teknologji ku një shembull të tillë mund ta shikoni edhe në foton më poshtë.
3D Touch ka lënë pas shumë konkurrentë të gjigantit Apple, por të paktën njëri nga ata thuhet se është duke menduar të përdorë atë në telefonat e ardhshëm, transmeton arbresh.info. Po, ashtu siç ju ka shkuar mendja është fjala për gjigantin Samsung.
Sipas raporteve që vijnë nga Kina, kompania koreane është njëri nga partnerët e Synaptic që ofron teknologjinë e re ClearForce, që do sjell 3D Touch tek pajisjet jo të krijuara nga Apple. Ndoshta partneriteti ndërmjet kompanisë Samsung dhe Synaptics mund të rezultojë që teknologjia ClearForce të përdoret në telefonin e ardhshëm Galaxy S7 që pritet të debutohet vitin e ardhshëm.
Ende mbetet e paqartë se si Samsung planifikon të zhvilloj një softuer të përshtatshëm me atë funksion, por në rast se kjo është e vërtetë detaje të tjera do zbulohen së shpejti./arbresh.info
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...