Rreth 13 mijë civilë tjerë janë zhvendosur në dy ditët e fundit në afërsi të kufirit me Turqinë për shkak të sulmeve intensive nga regjimi i Asadit dhe mbështetësit e tij në Siri në pjesët periferike të rajonit të Halepit të cilat janë të përfshira brenda kufijve të zonës së deeskalimit në Idlib, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga Koordinimi i Ndërhyrjes Siriane, e cila përpilon të dhënat lidhur me civilët e zhvendosur nga rajoni, mësohet se si pasojë e sulmeve të kryera edhe me mbështetjen ajrore të Rusisë, ka filluar zhvendosja nga vendbanimet Han Asal, Kefer Naha dhe Ayn Cara.
Për shkak të sulmeve të kryera në dy ditët e fundit kanë mbetur pa shtëpi 12.884 civilë të përbërë nga 2.386 familje.
Një pjesë e madhe e civilëve të zhvendosur janë strehuar në rajonet pranë kufirit me Turqinë ndërsa një pjesë e tyre në zonat e operacioneve “Mburoja e Eufratit” dhe “Dega e Ullirit”.
– “Nuk dimë se ku të shkojmë”
Ahmet Ali, një nga civilët që është detyruar të largohet nga shtëpia e tij në Han Asal për AA tha se “Jetoja në fshatin Han Asal në pjesën periferike perëndimore të Halepit. Po largohemi nga sulmet. Por, nuk dimë se ku të shkojmë. Me shumë mundësi do të shkojmë në zonën Dana të Idlibit”.
Po ashtu edhe İbrahim Mansur një nga të larguarve nga zona Han Asal bashkë me familjen e tij tha se “Më parë me familjen emigruam nga Halepi në Han Asal. Ndërsa tani edhe kjo zonë po goditet. Nuk dimë se ku të shkojmë. Me bashkëshorten time dhe 5 fëmijët nuk kemi vend ku të shkojmë”.
“Regjimi thotë se vendos në objektiv grupet e armatosura. Por, ne jemi civilë, askush nuk është i armatosur”, tha Mansur.
Ndërsa civili Abdurrezzak Rahhal theksoi se ndodhen në një situatë shumë të vështirë. “Bashkë me fëmijët dhe nipërit e mbesat jemi një familje prej 19 anëtarësh. U larguam nga fshati për shkak të sulmeve intensive dhe erdhëm në Han Asal sepse situata ishte më stabile. Por, tani edhe kjo zonë këtu është vendosur nën objektivin e tyre. Ne po largohemi edhe nga këtu. Nuk dimë se ku do të shkojmë”, tha ai.
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...