Është zbardhur vendimi i gjykatës së Tiranës, e cila pushoi procesin ndaj kreu të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ish-sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Arben Ristani dhe financierit Ilir Dervishi, të akuzuar për falsifikim formularësh për çështjen e lobimit në SHBA.
Në 41 faqe vendim thuhet se nuk ekziston fakti penal. Sipas hetimit ka rezultuar se PD-ja s’ka pasur kontratë lobimi me kompaninë “Biniada Trade”. Nisur nga ç’deklaron gjykata, kontrata e Nick Muzin me “BiniadaTrade” s’ka lidhje me ndonjë parti.
“Nuk ka asnjë aktmarrëveshje mes Muzin dhe Partisë Demokratike. Nuk ka prova që Muzin ka marrë 500 mijë dollarë nga PD dhe 150 mijë dollarë nga Biniada Trade.”
Në vendim thuhet se mes Muzin dhe PD nuk ka kontratë edhe as akt marrëveshje shoqëruese ndaj për këtë arsye, gjykata vlerëson se fakti penal nuk ka ekzistuar asnjëherë ndaj edhe ka vendosur pushim e çështjes. Pikërisht vënia në dispozicion e kontratave nga ana e Muzin dhe marrja e dëshmisë së tij nga ana e prokurorisë shqiptare, ka qenë dhe përplasja e prokurorëve për të zgjatur hetimet dhe për të mos u çuar çështja në gjykatë pa këto prova.
Por dy nga prokurorët e çështjes firmosën për ta çuar në gjykatë këtë çështje, ndërsa një i tretë nuk pranoi të firmoste. Tashmë, çështja pritet të kalojë në Gjykatën e Apelit, ku prokuroria ka deklaruar se do e apelojë pushimin e saj. Vetë lobisti Muzin kishte kërkuar garanci nga drejtësia shqiptare që të jepte dëshminë e tij dhe provat mbi këtë çështje, por që prokurorët nxituan për ta çuar çështjen në gjykatë./TCH
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë