Avokati i Halim Halimit, thotë se Halimi nuk ka të bëjë me organizatën “Syri i Popullit”

15:24 | 17 Janar 2020
Arditë Shkodra

Seanca përfundimtare për procesin gjyqësor të njohur si “Syri i Popullit” ka filluar dje e që vazhduar edhe gjatë ditës së sotme, në të cilën pritet ta japin fjalën e tyre përfundimtare të akuzuarit  Murat Jashari, Rexhep Topllana, Bajrush Konjusha, Ragip Sallova, Avni Llumnica, Sadri Ramabaja, Sabit Berisha, Halim Halimi, Bexhet Luzha dhe Lirije Luzha.

Bëjmë të ditur se dje, pa filluar seanca Prokurori Special, Sylë Hoxha sa i përket kësaj seance, ka hequr dorë nga përndjekja e Lirije Luzhes dhe Sabit Berisha, e po ashtu në fund të fjalimit, prokurori Sylë Hoxha ka kërkuar nga trupi gjykues që të akuzuarit e rastit “Syri i Popullit” ti shpallë fajtorë për vepra të ndryshme penale, shkruan arbresh.info.

Avokati mbrojtës i të akuzuarit Halim Halimit, ka thënë se pal e tij nuk ka të bëjë më organizatën “Syri i Popullit”, dhe se të gjithë dëshmitarët e të akuzuarit u panë e u dëgjuan në media për herë të parë.

“Dëshmohet se Halim Halimi nuk ka asgjë të bëjë më organizatën “Syri i Popullit”, të gjithë dëshmitarët e të akuzuarit, për herë të parë e pamë e dëgjuam në media, pas 2 dite kur ka ndodhur rasti i Azem Vllasit”, ka shtuar avokati i Halim Halimit.

Ai po ashtu shtoi se ka pritur nga prokurori të heqë aktakuzën edhe për të akuzuarit e tjerë por ai ka hequr dorë vetëm për dy, raporton arbresh.info

“Kam pritur qe dje prokurori te heqë aktakuzën edhe për 7-8 të tjerët, por nuk ka vepruar ashtu, por e ka bërë vetem për dy të akuzuar”, ka thënë avokati i Halim Halimit.

Po ashtu nuk më janë ofruar prova as nga prokuroria se a ekziston kjo organizatë.

I akuzuari Halimi Halimi ka kritikuar mediat se pse me kapin në pamje mua, Murat Jasharin dhe Sadri Ramabajën.

“Nga mbrojtja ime më lejoni të shtoj, qe manipulimi më është bërë nga shteti, e në media po manipulohet se kamera fokuson Murat Jasharin, Sadri Ramabajën dhe mua”,ka thënë i akuzuari në rastin “Syri i Popullit”, Halim Halimi.

E ndërsa, kryetarja e trupit gjykues ka shtuar se mediat e kanë me kod që të xhirojnë dy këndet (pamje), e nuk është asgjë manipulitve.

Ndërkaq, Avokati i të dëmtuarit Rexhep Toplanës, asnjëherë nuk ka qenë pjesë e organizatës, por këtu jam njohur në këtë proces që ka filluar, në këtë proces gjyqësor nuk kemi parë se Rexhep Topalani ka bartur armë, dhe nuk ka asnjë provë.

“I dëmtuari im Rexhep Toplana, nuk ka marrë pjesë asnjehër në organizatën “Syri i Popullit”, e nuk ka qenë pjesë e organizatës, por këtu janë njohur të gjithë këta mes vete në këtë proces gjyqësor, e në këtë proces gjyqësor nuk kemi pasur prova, se Rexhep Topalan ka bartur armë, e nuk ka asnjë provë as nga prokuroria”, ka thënë avokati i të dëmtuarit Rexhep Toplanës.

Avokati i tij në seancë pyet se, Plani i Organizatës “Syri i Popullit”, si mund të realizohet në mënyrë moderne?

Dhe jep arsyen se si mund të merret tash një kryetar shteti e të ju merret pasuria e të u jepet organizatës “Syri i Popullit”.

I dëmtuari Rexhep Toplana, para trupit gjykuese ka thënë se në asnjë rrethanë nuk kam qenë e nuk jam në organizatën Syri i Popullit.

“Unë Rexhep Toplana deklaroj se në asnjë rrethanë nuk kam qenë e nuk jam në organizatën “Syri i Popullit”, jam deklaruar edhe në hetuesi edhe te prokurori e në shumë shkresa. Unë kam deklaruar se këtu nuk kam njohur asnjë person prej këtyre, por vetëm dy kam njohur që i kam parë në ndejen e Ragip Sallovës, aty i kam parë aty i kamë gjetur, më nuk dij për ta. E prandaj unë vullnetarishit jam paraqitur vetë në hetuesi”, ka thënë i dëmtuari Toplana.

Ndërkaq, avokati i autorizuar i të dëmtuarit Murat Jasharit, Azdren Bytyqi, ka thënë se nuk ka ardhur i dëmtuari  për shkak të gjendjes së keqe shëndetësore.

“Sëmundja e të pandehurit është diagnostifikuar si çrregullim  psikopatologjik, se në mjekësi këtu nuk ka kushte, e që duhet të shkoj për shërim në Zvicër, kjo është bërë nga dy ekspertiza që u janë bërë”, ka thënë mbrojësi i Murat Jasharit, avokati Bytyqi.

Ai shtoi se duhet të shkoj për shërim në Zvicër për shkak të gjendjes financiare të tij, e kshtu që edhe gruaja e tij ka sëmundje e duhet të hospitalizohet./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme