I akuzuari Murat Jashari, pas mbrojtësit të tij tha se listën e vrasjes së Azem Vllasit nuk e ka pasur askush.
“Listën e kam bërë unë, kur ka pasur të vritet Azem Vllasi, nuk e ka parë askush atë letër”, ka thënë Jashari, raporton arbresh.info
Ai po ashtu, kërkoi nga Sylë Hoxha që të tregoj se kush i ka shkruar komunikatat.
Prokurori i Prokurorisë, Sylë Hoxha tha se ky proces nuk është i montuar politikisht.
“Dje kam dorëzuar fjalën time përfundimtare me shkrim, janë administruar provat, e ajo qe më shtyri ta marrë fjalën për së dyti me shumë nga argumentet. Reagimet e sjelljet e mbrojtësit e të akuzuarit ti them këto fjalë, Ramiz Krasniqi tha në fillim se ky proces gjyqësor do të mbahet mend si proces me motive politike, e i them avokatit qe nuk është e vërtetë nuk qëndron ky konstatim, e përkundrazi ato po bëjnë diçka politike. E po ashtu ky avokat tha se “krerët e shtetit erdhën për të dëshmuar, por shteti janë vetë”, kështu që kjo fjalë përfundimtare kanë qenë politike e jo aktakuza”, ka thënë prokurori Sylë Hoxha. /arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/126841911786200/
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?