Dimri sjell smogun e tij të përvitshëm mbi Ballkan, ku ndotja e ajrit shkaktohet në një masë të madhe nga qymyri dhe zjarret me dru, te të cilat shumë banorë të varfër mbështeten për ngrohje.
Në javët e fundit, kryeqytete ballkanike përfshirë Beogradin, Sarajevën, Shkupin dhe Prishtinën janë renditur mes 10 kryeqyteteve më të ndotur të botës, sipas aplikacionit që monitoron cilësinë e ajrit, Air Visual. Ka patur edhe një seri protestash në qytetet në të gjithë rajonin ndërkohë që qytetarët kërkojnë nga qeveritë që të marrin masa dhe i akuzojnë ato se kanë qenë të ngadalta në reagimin ndaj krizës.
“Ne humbim 5500 jetë njerëzish çdo vit në Bosnje. Çdo qytetar vuan për shkak të këtij ajri. Të gjithë vuajnë, me përjashtim të politikanëve. Ata e injorojnë këtë”, u shpreh Anes Podic, president i shoqatës Eko-Akcija, Bosnje.
“Unë e evitoj sa mundem daljen në qytet, ndotja është shumë e madhe. Shumë makina, gjithçka është e pisët, gri. Kur vjen këtu, gjithçka është ndryshe”, shprehet një grua, banore e Sarajevës.
“Përdorimi i qymyrit në shekullin e 21 duket si një praktikë parahistorike për mua”, rrëfen Arben Bytyci, banor i Prishtinës.
Ashtu si Sarajeva dhe Prishtina, nën renë e smogut janë mbështjellë edhe Beogradi dhe Shkupi. Edhe qytete të tjera të Ballkanit vuajnë nën ajrin e ndotur por sidoqoftë, në këto qendra fenomeni është më shqetësues. çdo vit e përkeqëson situatën, ndërkohë që dora e autoriteteve nuk shihet askund.
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...
Sara: U bëra akull, sepse nuk e prisja nga Driloni
Lushtaku inicion Memorialin historik për daljen e parë publi...
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...