Në kuadër të “Konferencës Vjetore të Prokurorëve”, prokurori nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, prezantoi përmirësimin e cilësisë së hetimeve, hudhjen e kallëzimeve penale, si dhe pushimin e hetimeve.
Ky prezantim përmblodhi mënyrën e regjistrimit të kallëzimeve penale në regjistrat e prokurorive, risitë sipas projekt Kodit të Procedurës penale, afatet për të paraqitur kallëzim penal nga policia dhe afatet për të vendosur sipas kallëzimeve penale nga prokuroria, si dhe mënyrat e trajtimit dhe vendosjes së kallëzimeve penale.
Prokurori Besim Kelmendi, shpalosi risitë sipas projekt Kodit të Procedurës penale, me theks të veçantë, diskutoi lidhur me kallëzimet penale të paraqitura nga policia, konkretisht paragrafi 4 dhe 5 të nenit 82 nga ky Kod. Derisa, pjesë e këtij prezantimi ishin edhe mënyra, kushtet dhe afati brenda tridhjetë (30) ditësh të hudhjes së kallëzimit penal nga prokurori i shtetit, si dhe paraqitja e ankesës kundër aktvendimit për hudhjen e kallëzimit penal, nga pala e dëmtuar apo parashtruesi i këtij kallëzimi, brenda tetë (8) ditësh në Prokurorinë e Apelit përmes Prokurorisë Themelore.
Po ashtu, Kelmendi ka përmendur arsyet e pushimit të hetimit, si dhe mundësinë e prokurorit të shtetit për të rihapur hetimin për gjashtë (6) muaj, e nëse skadon afati i kësaj periudhe, ai mund të kërkoj zgjatjen e periudhës së hetimit edhe për gjashtë (6) muaj të tjerë./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...