Kosovarët meraklinj të kikirikëve, importuan gjysmë milioni kilogramë

12:22 | 17 Janar 2020
Arbresh.info

Kikirikët janë përcjellësit më të shpeshtë të çajit në Kosovë.

E sasia e importit të tyre në vend ka arritur në afër gjysmë milioni ose saktës ishte saktësisht  474 mijë e 974 kilogramë.

Kështu bëhet e ditur në raportin e importit të publikuar nga Dogana e Kosovës për periudhën janar-dhjetor 2019, shkruan arbresh.info.

Ndërsa vlera e kikirikëve të importuar gjatë vitit që kemi lënë pas është mbi 1 milionë euro ose saktësisht 1 milionë e 81 mijë euro.

Vendet nga ku vie ky produkt janë të ndryshe duke filluar nga ato rajonale e deri të Kazakistani e Ukraina.

“Argjentina, Belgjika, Bullgaria, Brazli, Kina, Gjermania, Spanja, Franca, Greqia, India, Kazakistani, Maqedonia e Veriut, Namibia, Holanda, Turqia, e Ukraina”, janë vendet nga të cilat importohen kikirikët në Kosovë.

Por sasia më e madhe vie nga Greqia. Nga ky shtet gjatë 2019-ës në Kosovë erdhën afër 300 mijë kilogramë kikirikë ose saktësisht 293 mijë kilogramë vlera ka arritur në 637 mijë euro./arbresh.info/

 

Dogana mblodhi 1.2 miliardë euro, u zbuluan 350 raste kontrabanduese në rrugët malore

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme